Shoqata Gender, Paqe e Siguri ditën e sotme zhvilloi tryezën e rrumbullakët mbi zbatimin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “Për gruan, paqen dhe sigurinë” në Shqipëri. Data 31 Tetor përkon me ditën e 23 vjetorit të miratimit të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, “Gruaja, Paqja e Siguria”. Qëllimi i kësaj tryeze bëri bashkë përfaqësues të institucioneve në nivel lokal e qëndror, organizata të shoqërisë civile e donatorë, me qëllim diskutimin e ecurisë së zbatimit të agjendës “Gruaja, Paqja, Siguria” në Shqipëri, rolin dhe përgjegjësinë e Shoqërisë civile në këtë proces, si dhe Draft-Planin e II të zbatimit të kësaj Rezolute. Një rëndësi të veçantë i’u kushtua ndarjes së eksperiencës pozitive të Bashkisë Durrës, si bashkia e parë e cila ka përfshirë në Planin Vendor të Barazisë Gjinore, elementë që lidhen me zbatimin e Rezolutës 1325 si dhe agjendën “Gruaja, Paqja e Siguria”. Shqipëria në Shtator 2018 arriti të miratonte për të parën herë një plan veprimi për zbatimin e kësaj Rezolute, ndërhyrje kjo që padyshim u shoqërua më pas me ndryshime në zhvillimet politike, ku Shqipëria prej 2 vitesh është zgjedhur si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023, duke mbajtur gjatë kësaj kohe edhe Presidencën e këtij këshilli nga 1 Qershor – 30 Qershor 2022 dhe 1 shtator -30 Shtator 2023. Aktualisht është përfunduar Draft Plani i Dytë i Veprimit 2023 – 2027, por mbetet ende i pa miratuar. Shoqata dhe Koalicioni “Gruaja, Paqja e Siguria” vlerëson se ky dokument, nën dritën e sfidave të reja për konsolidimin e paqes në Rajonin e Ballkanit, paraqet një domosdoshmëri. Të pranishëm përfaqësues të nivelit lokal vlerësuan konributin e deritanishëm të Shoqatës e Kolacionit në nxitjen e njohjes dhe më pas dhe të draftimit të Planit të Parë të Veprimit për zbatimin e Rezolutës 1325, monitorimin e tij si dhe lobimin e vazhdueshëm për marrjen e masave konkrete për vijueshëmrinë e zbatimit të saj. Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me Bashkinë Durrës, në kuadër të zbatimit të projektit “Qendra Sociale për Gra dhe Vajza”, të mbështetur nga AWEN-Albanian Women Empowerment Network Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, me fonde të Agjencisë Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Sida).