Më datë 12 dhjetor 2018 u zhvillua takimi me Grupin e Punës për Monitorimin e Planin Kombëtar të Veprimit për Rezolutën 1325 dhe më 14 dhjetor 2018 me Grupet Tematike të Punës për Ndërgjegjësimit dhe Lobim/Advokacisë, me organizatat pjesë të Koalicionit 'Gratë, Paqja, Siguria’ për zbatimin e Agjendës 'Gruaja, Paqja, Siguria' në vend.  Aktivitetet u zhvilluan në kuadër të projektit 'Re-think Experiment, Solution' mbështetur nga Fondi për Barazi Gjinore,UN Women në ambjentet e Dutch Hub, Tiranë.

Qëllimi i takimeve ishte përcaktimi i planeve të punës të Koalicionit për secilin prej tre prioriteteve të përmendura, situatës aktuale lidhur me secilën, objektivin dhe mënyrat si do të arrihet objektivi.

Grupi i Punës për Monitorimin mori mbështetje për përgatitjen e një plani pune për monitorimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Rezolutën 1325, Grupi për Ndërgjegjësimin për përdorimin sa më efektiv të medias për ndërgjegjësimin e publikut si në zonat urbane ashtu dhe në ato rurale dhe strategjinë që duhet përdorur në këtë rast, ndërsa Grupi i Lobim/Advokacisë identifikoi përfshirjen e të gjithë llojeve të mediave vizuale, të shkruar dhe atë sociale me qëllim arritjen e lobimit. 

Këto aktivitete ishin një mbështetje efikase për identifikimin e mënyrave inovative gjithëpërfshirëse të hartimit të Planeve të Veprimit të Koalicionit 'Gratë Paqja Siguria’ në Shqipëri.