Sot më datë 8 janar 2019, u zhvillua takimi me Koalicionin Gratë Paqe dhe Siguri, në kuadër të Projektit Re-think.Solution financuar nga UNWoman FGE për mbështetjen dhe zhvillimit të Planeve të Punës të Grupeve Tematike të Punës, pranë ambjentet e DUTCH Hub, Tiranë.

Anëtarët e Koalicionit ridiskutuan mbi zbatimin e metodës “Backcasting” dhe të “Përmbajtjes” si metoda efikase në hartimin e Planeve të Punës të Grupeve Tematike të Punës si dhe nevojën për thellimin e bashkëpunimit mes anëtarëve të Koalicionit për të ngjizur qëndureshmërinë e ndërveprimit mes anëtarëve.

Tre Grupet Tematike të Punës u ndanë për të analizuar aktorët si vijon:

1. Aktorët të cilët duhen menaxhuar me kujdes. Analiza identifikoi këto aktorë: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme , Ministria e Brendshme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Mbrojtjes,  Akademia e Policisë/Ushtrisë, Njësitë e Qeverisjes Vendore, Komisioni Sigurisë, Kuvendi dhe Media.

2. Palët e interesuara që duhet të mbahen të informuar: Mediat, Institucionet përgjegjëse për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit, Qeverisja Vendore, Organizata të Shoqërisë Civile jashtë Koalicionit, Donatorët.

3. Palët e interesuara që duhet të monitorohen: Ministritë përgjegjëse për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit, Kuvendi, Njësitë e Qeverisjes Vendore, Organizata të Shoqërisë Civile jashtë Koalicionit, Media.

Më tej, tre Grupet Tematike të Punës punuan në përcaktimin e një vizioni të përbashkët të Koalicinionit. Pas diskutimesh aktive u arrit një vizion i përbashkët: 

“Shoqëri e sigurt dhe pa konflikte nëpërmjet pjesëmarrjes së grave dhe burrave"