Në daten 4 Mars 2016 në Tirana International Hotel, Shoqata e Grave me Probleme Sociale (SHGPS) në bashkëpunim me Organizatën Suedeze Operation 1325 dhe me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri, organizuan nje takim prezantues të projektit “Të drejtat e grave, nga koncepti në realitetin shqiptar”, qëllimi i të cilit është të sigurojë, mbrojë dhe promovojë të drejtat e grave në vendin tonë. Ne kete takim morën pjesë Ambasadorja e Mbreterise se Vendeve te Ulta znj. Dewi van de Weerd, Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, Ministri i Punes dhe Ceshtjeve Sociale z. Blendi Klosi dhe shume pjesemarres te tjere nga shoqeria civile dhe institucionet e vendit tone.

Shiko fjalimin e Ambasadores (PDF, perkthim ne shqip)

Ky projekt është një inisiativë e Shoqatës së Grave me Probleme Sociale dhe organizatës suedeze Operation 1325, mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve Ulta në Tiranë, i cili synon të sigurojë që të drejtat e grave, veçanërisht ato në fushën e paqes dhe sigurisë në Shqipëri te cilat mbrohen nga zbatimi i legjislacionit vendas dhe të huaj.