Në një vend ku armët ndodhen ende në duart e popullatës dhe vrasjet e plagosjet prej tyre mbeten një problem ende i pazgjidhur, siguria është e cenuar seriozisht, jo vetëm jashtë, por edhe brenda mureve të shtëpisë. 

Shoqata "Gratë, Siguria dhe Paqja” dhe koalicioni me të njëjtin emër, në përbërje të të cilit janë 32 organizata të shoqërisë civile nga i gjithë vendi,

kanë nisur nga Durrësi një fushatë ndërgjegjësuese dhe lobuese për të rinjtë dhe gratë në fushën e sigurisë dhe paqes. Në takimin e zhvilluar në ambjentet e UAMD-së me studentë e pedagogë morën pjesë përfaqësuesit e koalicionit, të Drejtorisë së Policisë së Qarkut dhe universitetit "Aleksandër Moisiu".

Kjo nisëm vjen në kuadër të zbatimit tё projektit ‘Rezoluta 1325, tё drejtat e grave, nga koncepti nё realitetin shqiptar’, financuar nga UN Women, Fondi pёr Barazinё Gjinore

Nё shtator tё vitit 2018, Shqipёria hartoi Planin e Veprimit pёr Rezolutёn 1325 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara. Miratimi i këtij Plani i hapi rrugë veprimeve institucionale pёr zbatimin e axhendёs ‘Gruaja, Siguria, Paqja’. Nё kuadrin e rolit qё luan shoqёria civile nё zbatimin e kёtij plani, zhvillimi i fushatave ndёrgjegjёsuese e lobuese për një organizim të ri të dorëzimit vullnetar të armëve që marrin jetë, mbetet njё aspekt i rёndёsishёm dhe i domosdoshёm. 

Bajana Çeveli, Drejtore ekzekutive e SHGPS, duke prekur problematika të përditshme theksoi domosdoshmërinë e kësaj nisme dhe përfshirjen e të rinjve në të, për të siguruar jetën e shëndetin e të gjithëve dhe kthyer Shqipërinë në një vend të siguritë e në paqe, larg përdorimit të armëve dhe dhunës. 

Pjesë e panelit, Prof. As. Dr. Griselda Abazaj, dekane e Fakultetit të Edukimit në UAMD foli mbi rëndësinë e sigurisë dhe paqes të parë dhe në aspektin gjinor.  

Më tej nga ekspertët u theksua nevoja e angazhimit të të gjithëve për një vend më të sigurtë dhe larg armëve dhe dhunës, veçanërisht dhunës kundër grave e vajzave, në familje e shoqëri. 

Studentë të Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike dhe të Fakultetit të Edukimit në Universitetin "Aleksandër Moisiu" të Durrësit u bënë pjesë aktive në diskutimet mbi sigurinë, paqen dhe barazinë gjinore në vend. Nevoja për ndryshim dhe më shumë siguri doli në pah gjatë bisedave mestyre dhe specialistëve të Koalicionit "Gruaja, Siguria dhe Paqja" dhe Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës. 

Studentët ngritën shqetësimin e mentalitetit patriarkal që ende rëndon mbi vajzat dhe gratë shqiptare, si dhe dënimet e papërfillshme që jepen ndaj dhunuesve e vrasësve të grave në familje e jashtë saj. Një tjetër problem i ngritur nga studentët është dhe mungesa e programeve të rehabilitimit për dhunuesit nga institucionet. Të rinjtë përqafuan idenë e nismës për një Shqipëri pa armë dhe u shprehën të gatshëm të bëhen pjesë e saj.