Koalicioni ‘Gratё, Siguri, Paqe’ gjatё muajit qershor do tё vijojё maratonёn e fushatёs advokuese me tё rinjtё e universiteteve tё vendit mbi axhendёn ‘Gratё, Paqe, Siguri’. Me vendim tё Kёshillit tё Ministrave nr. 524, datё 11.09.2018 mbi Rezolutёn 1325, vendi ynё sanksionoi si prioritet çёshtjen e sigurisё sё grave. Koalicioni, i pёrbёrё nga 32 organizata tё shoqёrisё civile shёrbeu si nxitёs nё hartimin e kёtij plani dhe sot po funksionon gjithashtu si nxitёs nё implementimin e tij. Kёto nisma vijnё nё kuadёr tё implementimit tё projektit ‘Rezoluta 1325, tё drejtat e grave nga koncepti nё realitetin shqiptar’, financuar nga UN Women, Fondi pёr Barazinё Gjinore.

 

Strategjia Orientuese, ёshtё dokumenti strategjik i cili referon nё njё plan pune konkret veprimtarish tё vendosura nga Koalicioni. Nё kuadёr tё kёtij dokumenti, Koalicioni ka zhvilluar njё serё trajnimesh pёr rritje tё kapaciteteve tё tij, me qёllim informimin dhe zbatimit sa mё tё mirё tё rolit tё tij pёr implementimin e Planit tё Veprimit.

 

Muaji qershor pёrcjell zhvillimin e dy proceseve paralele: monitorimit tё institucioneve kryesore pёrgjegjёse tё Planit Kombёtar tё Veprimit si dhe zhvillimin e fushatave ndёrgjegjёsuese dhe lobuese. Organizatat e Koalicionit do tё zhvillojnё takimet nё 7 universitete tё vendit: Tiranё, Durrёs, Korçё, Sarandё, Vlorё, Shkodёr, Elbasan si dhe nё dy gjimnaze tё qarkut tё Kukёsit:

 

Kёto takime do ta fokusojnё çёshtjen e sigurisё nё mbledhjen e armёve dhe menaxhimin e armёmbajtjeve pa leje. Motoja ‘Njё armё mё pak, njё jetё mё shumё’ do tё shёrbejё pёr ndёrgjegjёsimin e tё rinjve, si dhe nxitjen e tyre si lobues dhe advokues aktivё nё strukturat e policisё dhe Ministrisё sё Brendshme pёr kёtё proces.

 

Kёto nisma do tё zhvillohen nё njё bashkёpunim tё ngushtё me universitetet, gjimnazet, strukturat e policisё si dhe mbi 500 tё rinj.

 

Zёri i çdo takimi nё universitet do tё pёrcillёt nga mediat lokale, duke pёrçuar kёshtu informacionin e duhur nё komunitet e mё gjerё.

 

Pёrfshihu dhe ti! Ndёrgjegjёsohu! Advoko pёr sigurinё!

Kalendari ynё:

Tirana: 13 Qershor

Durresi: 6 qershor

Elbasani: 7 Qershor

Shkodra: 12 Qershor

Korca: 13 qershor

Vlora: 10 Qershor

Saranda: 11 Qershor

Kukesi: 6 qershor