Foto nga sesioni informues mbi proçesin e monitorimit të zbatimit të Planit tē Veprimit për Rezolutēn 1325

Vazhdon proçesi i monitorimit për zbatimin e Planit të Veprimit, të Rezolutës 1325.

Koalicioni “Gruaja, Paqja, Siguria” organizoi sot, në datën 26 qershor 2019, së bashku me Ministrinë e Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale  Sesionin Informues për këtë proçes.

Ky aktivitet shënon një praktikë të suksesshme të bashkëpunimit të shoqërisë civile me strukturat shteterore. Organizatat e koalicionit së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të realizojnë monitorimin ndaj institucioneve.

Takimi u moderua nga perfaqësuesja e Ministrisë znj. Merita Xhafaj, e cila prezantoi grupet e nivelit teknik dhe politik, duke ofruar bashkëpunimin e Ministrisë dhe koordinimin me shoqërinë civile për realizimin e këtij proçesi. 

Përfaqesues të UN Women Albania znj. Estela Bulku dhe Alba Agolli përshëndetën këtë sesion informues duke nxitur realizimin e ketij proçesi monitorues për axhendën “Gruaja, Paqja, Siguria”. Znj. Bulku vlerësoi ndër të tjera se puna e ngritur për zbatimin e Rezolutës 1325 në Shqiperi shënon një progres në proçesin tonë të integrimit evropian.

Znj. Ceveli, drejtore Ekzekutive e Shoqatës “Gruaja, Paqja, Siguria” falenderoi të pranishmit duke pohuar se zhvillimi i monitorimit të përbashkët është një proçes që duhet perceptuar nga të gjithë aktoret si një element vazhdimesie për axhendën “Gruaja, Paqja, Siguria”. Përfaqësues të shoqërisë civile dhe të institucioneve diskutuan për zhvillimin e planeve konkrete për realizimin e raportit të monitorimit.