Foto: Nisja e Planit Kombëtar të Veprimit të Shqipërisë për Rezolutën 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë ka çuar tashmë në rritjen e grave drejtuese në polici.

Nën sloganin Progres dhe barazi për të Gjithë, është publikuar raporti vjetor 2018-2019 i UN Women, Organizata e Kombeve të Bashkuara dedikuar barazisë gjinore. Drejtoresha Ekzekutive e UN Women, Phumzile Mlambo – Ngcuka shprehet se si kurrë ndonjëherë lufta për barazi gjinore dhe fuqizimin e gruas s’ka qënë më e mirë.

“Viti i Reformave dhe Rilindjes” e quan ajo këtë vit duke përmëndur debatet e ashpra publike të zhvilluara, mobilizimet sociale dhe rritjen e kujdesit për transformimin e normave sociale si dhe forcimin e përgjegjësive për implementimin e këtyre angazhimeve.

Duke përmendur suksesin e punës së shumë organizatave e shoqatave në vende të ndryshme të botës, në raport përmëndet dhe puna e Shoqatës shqiptare “ Gratë, Siguria dhe Paqja” dhe koalicionit me të njëjtin emër, në përbërje të të cilit janë 32 organizata të shoqërisë civile nga e gjithë Shqipëria, të kryesuara nga koordinatorja Znj.Bajana Çeveli, ku shprehimisht thuhet: “Në SHQIPËRI, vitet e avokimit të udhëhequr nga Shoqata për Sigurinë dhe Paqen e Grave (AWPS) kanë kontribuar në miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit të Qeverisë për Rezolutën 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Numri i grave në pozita udhëheqëse në Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Mbrojtjes janë rritur tashmë si rezultat. Puna e mëparshme e AWPS me grupe të ndryshme të shoqërisë civile, ka qënë nxitja e dhe mbledhja e tyre në të parin koalicion kombëtar për rezolutën 1325. Tashmë ky koalicion po provon qasje të reja për të forcuar kapacitetet e koalicionit për të monitoruar zbatimin e planit kombëtar dhe për të gjeneruar ndërgjegjësim më të madh të mëtejshëm publik.” Panvarësisht punës së bërë, raporti thekson nivelet e larta të dhunës ndaj gruas, përjashtimi ekonomik i tyre dhe pabarazitë sistemike që vazhdojnë të mbeten shqetësime të mëdha për të gjithë partnerët, për zgjidhjen e tyre dhe arritjen e Qëllimeve të një Zhvillimi të Qëndrueshëm, (SDGs). Raporti nënvizon se periudha 2018-2019 ka qenë gjithashtu një vit i ndryshimit të thellë në sistemin e UN Women.

UN Women është angazhuar plotësisht në reforma të vazhdueshme, për të siguruar forcimin e koherencës së sistemit në përkrahjen e barazisë gjinore, fuqizimit të gruas dhe ofrimit të udhëzimeve për mjediset e punës, duke patur parasysh përfshirjen, diversitetin dhe barazinë. Në të njëjtën kohë, UN Women ka bërë ndryshimet e nevojshme për të qënë të përgatitur për ndryshimet në sistemin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, për përmbushjen e sfidave të një bote të mobilizuar e cila ende nuk është gati për përmbushjen e qëllimeve të 2030. Këto sfida përfshijnë diversifikimin e partneriteteve për ndryshime, duke u fokusuar në ndërhyrjet e përshkallëzuara dhe të përsëritura brënda dhe jashtë vëndeve, me rezultate që mund të maten në mënyrë cilësore dhe sasiore. Në të gjithë botën, mbi 2.5 miliardë gra dhe vajza vuajnë pasojat e ligjeve diskriminuese dhe bosshllëqeve në mbrojtjen ligjore.

Strategjia e re e UN Women për Barazi në Ligj kërkon të përshpejtojë shfuqizimin e ligjeve diskriminuese në 100 vende deri në vitin 2023. Fondi për barazi gjinore është një mekanizëm global i dhënies së granteve nga UN Women dhe donatorë të ndryshëm që i dedikohen mbështetjes së shoqërisë civile në rolin e saj kryesor të realizimit të Qëllimeve të një Zhvillimi të Qëndrueshëm, (SDGs). Fondi synon të përshpejtojë fuqizimin ekonomik dhe politik të grave.

http://annualreport.unwomen.org/en/2019