KËRKESË PËR OFERTË/ Durres, më 13.09.2023

Drejtuar: Subjekteve Hotel e Restorant në qytetin e Durrësit

Lënda: Kërkesë për Oferte

Shoqata Gender, Paqe e Siguri, në kuadër të Projektit: “Forcimi i  një përgjigje të koordinuar të ofruesve të shërbimit për të menaxhuar rastet e të gjitha llojeve të dhunës ndaj grave në Bashkinë Durrës dhe 4 Njësitë Administrative Manëz, Sukth, Katund i Ri, Rrashbull” kërkon ofertën nga subjektet Hotel-Restorant në qytetin e Durrësit  për zhvillimin e disa aktiviteteve si wokshope/trajnime për një përiudhë prej 22 muaj.

Ju lutemi të jepni ofertat tuaja për artikujt, si më poshtë:

  1. Katering per 10 persona;
  2. Drekë për 15 persona;

 

Ju lutem që ofertat Tuaja të dërgohen brënda datës 27.09.2023 ora 17:00 në adresën e e-mailit: shoqatagps@gmail.com ose me postë/fizikisht në adresën Lagja nr.2, Rruga “Sefer Efendi”, Pallat 1355, kati i parë, Durrës

 

Ofertat duhet të jënë të nënshkruara dhe vulosur nga përfaqësuesi i kompanisë.