Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” zhvilloi takimin e fundit informuese me komunitetin në Njësinë Administrative Manëz. U ndanë informacion mbi shërbimet që ofrohen nga institucionet publike e jo publike në Bashkinë Durrës, diskutuam gjithashtu mbi problematikat në zbatimin e ligjit 121/2016, si dhe identifikuam vështirësitë e banorëve lidhur me aksesimin e shërbimeve sociale, mungesën e tyre por edhe problematika të zonës, të lidhura veçanërisht me emigrimin e të rinjve.

 

Ky aktivitet u realizua nga Shoqata “Gender, Paqe e Siguri”, me mbështetjen e AWEN-Albanian Women Empowerment Network, me fonde të Qeverisë Suedeze.