Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” zhvilloi takimin e rradhës ndërgjegjësues në Rajoni Nr. 4, në zonën e Spitallës, Durrës. Pjesë e këtij takimi ishin gra, burra anëtarë të komunitetit, të cilët u informuan mbi Ligjin Nr. 9669 datë 18.12.2006 "Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare" i ndryshuar, konceptet kryesore të tij, duke ndaluar specifikisht tek dhuna në familje dhe ajo me bazë gjinore, mënyra e raportimit dhe shërbimet që ofrohen nga aktorët vendorë si pjesë e mekanizmit referues kundër dhunës në familje.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Adresimi i dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore në Bashkinë Durrës dhe Njësinë Administrative Ishëm”.