Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” zhvilloi takimi prezantues të Projektit “Forcimi i një përgjigje të koordinuar të ofruesve të shërbimeve për të menaxhuar rastet e të gjitha llojeve të dhunës ndaj grave në Bashkinë Durrës dhe 4 Njësitë Administrative Manëz, Sukth, Katund i Ri, Rrashbull”. Gjatë takimit të zhvilluar në ambjentet e Qëndra Komunitare Multifunksionale Rrashbull, anëtarë të MKR-së në Bashkinë Durrës dhe ofrues të shërbimeve pranë Njësive Administrative Rrashbull dhe Katund i Ri, diskutuan mbi pritshmëritë dhe nevojat, për një përgjigje sa më efektive në trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore.

Në kuadër të këtij projekti, Shoqata do të ofrojë:

- forcimin e kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve për tˊiu përgjigjur nevojave të të mbijetuarve të të githa formave të dhunës ndaj grave,

- rritjen e ndërgjegjësimit ndërmjet grave dhe burrave, të rinjve, djem dhe vajza mbi të gjitha format e dhunës për të inkurajuar raportimin;

- shërbime të drejëpërdrejta ligjore dhe psikologjike për viktimat e dhunës;

Ky aktivitet organizohet nga Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” në bashkëpunim me  UN Women Albania dhe Bashkinë Durrës në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj Grave” i financuar nga Qeveria e Suedisë.