U realizua trajnimi “Mbi rritjen e kapaciteteve të aktorëve të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të Rasteve të dhunës në familje në nivel vendor”, bashkia Durrës. Përfaqësues të institucioneve në nivel vendor, u njohën me ndryshimet ligjore dhe diskutuan vështirësitë dhe arritjet në punën e tyre të përditshme. Çështje të lidhura me vlerësimin e rasteve nga policia, problematikat lidhur me lëshimin dhe zbatimin e Urdhrave të Mbrojtjes, informimi i viktimave të dhunës mbi të drejtat e tyre, roli thelbësor i kordinatorit vendor të dhunës dhe bashkëpunimi me policinë, si dhe çështja e sigurimit të strehimit afatgjatë të viktimave të dhunës, u ndanë mes aktorëve të pranishëm.
Ky takim u realizua nga Shoqata “Gender, Paqe e Siguri”, në bashkëpunim me UN Women Albania dhe Bashkia Durrës, në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj Grave” i financuar nga Qeveria e Suedisë.