Po lëmë pas një vit nga themelimi i Koalicionit “Gratë Paqe Siguri” në kuadër Rezolutës 1325, me angazhimin e organizatave pjesëmarrëse në Agjendën Gruaja, Paqja dhe Siguria!

Pasi Qeveria Shqipëtare ka miratuar Planin Kombëtar të Veprimit mbi UNSCR1325 në Shtator të 2018, Koalicioni Shoqërisë Civile për Gratë Paqe Siguri ka një rol kyç në procesin e zbatimit si partner/ekspertizë dhe si mbikëqyrës.

Shoqata e Gratë Paqe Siguri, përmes Fondit të Barazisë Gjinore të UN Women në zbatim të projektit “Të drejtat e Grave nga Koncepti në Realitetin Shqipëtar” dhe Koalicionit Gratë Paqe Siguri, ku sot numërohen 31 Organizata të Shoqërisë Civile me një shtrirje nga Veriu në Jug të Shqipërisë, do të mbështesin zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit dhe do të monitorojne hap pas hapi implementimin e tij.

Në kuadër të forcimit të mëtejshëm të Koalicionit Gratë Paqe Siguri, në Nëntor 2018 Shoqata Gratë Paqe Siguri ndërmorri Projektin "Re-think, Eksperiment. Solution" i cili vjen në ndihmesë dhe motivon akoma më shumë anëtarët e koalicionit të marrin përgjegjësi dhe të përfshihen më aktivisht në Agjenden e Rezolutës 1325.

Rezoluta 1325 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së u kërkon vendeve anëtare të OKB-së të ndërmarrin veprime për:

- rritjen e përfaqësimit të grave në të gjitha nivelet vendim marrëse për parandalimin, menaxhimin dhe zgjidhjen e konflikteve,

- zgjerimin e rolit dhe kontributit të grave në operacionet paqeruajtëse,

- përfshirjen e perspektivës gjinore në politikat kombëtare të mbrojtjes dhe sigurisë,

- trajnimin e njësive të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjen për të drejtat dhe nevojave të veçanta të grave,

- kuptimin e rëndësisë të përfshirjes së grave në hartimin e programet kombëtare të trajnimit për personelin ushtarak dhe policor,

- marrjen e masave të posaçme për të mbrojtjen e grave dhe vajzave nga dhuna me bazë gjinore, veçanërisht për dhunimet dhe format e tjera të shfrytëzimit seksual,

- konsiderimi i nevojave të veçanta të grave dhe vajzave, si dhe efektet e mundshme në popullatën civile, kur harton politika në fushën e paqes, sigurisë dhe mbrojtjes.

 

Le të vazhdojmë të mbështesim dhe promovojmë mbrojtjen e të drejtave të grave duke përfshirë formalisht rolin dhe përgjegjësitë e grave në axhendën ndërkombëtare të sigurisë, si dhe ndryshimin e konceptit të sigurisë në mbarë botën.