Shoqata e Grave për Paqen dhe Sigurinë organizoi në datën 26 shtator 2019, takimin e Grupit Ndërinstitucional, për diskutimin e draftit paraprak të raportit të monitorimit të Planit Kombëtar të Veprimit. Aktiviteti i zhvilluar në kuadër të Projektit “ Rezoluta 1325, të drejtat e Grave nga Koncepti në realitetin Shqiptar, mbështetet financiarisht nga UN Women dhe Fondi për Barazinë Gjinore.  Raporti i  Monitorimit vjen si një produkt i përbashkët i Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale si dhe Shoqërisë Civile, të cilat sëbashku kanë monitoruar punën e institucioneve publike përgjatë periudhës qershor-shtator 2019, lidhur me Planin Kombëtar të Veprimit, miratuar me VKM Nr. 524, dt 11.09.2018” Për miratimin e planit të veprimit për zbatimin e Rezolutës 1325 të Keshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, “ Mbi guan paqen dhe sigurinë , 2018-2020”.

/sites/default/files/3f314869-e591-4ef9-9d86-d54d4836b801.JPG

Gjatë prezantimit të gjetjeve të këtij raporti nga ekspertja Eralda Çani, u diskutuan rekomandimet për ecurinë e implementimit në vëndin tonë të Planit kombëtar të Veprimit nga drejtuesja e përgjithshme e Politikave Sociale të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Znj. Merita Xhafaj, nga përfaqësuesja e UN Women znj. Estela Bulku dhe drejtuesja ekzekutive e shoqatës “ Gruaja, Siguria, Paqja” znj. Bajana Çeveli.  

/sites/default/files/IMG_1140.jpg

/sites/default/files/IMG_1142.jpg

Donator : 
UN Women, Fondi per Barazi Gjinore