25 Nëntor- 10 Dhjetor 2018

16 ditët e aktivizimit të dhunës me bazë gjinore

 

Qarku i Durrësit është është renditur në vendin e parë në rang republike, si qarku me normën më të lartë të grave të dhunuara. Sipas të dhënave të INSTAT për çdo 10 mijë gra në Durrës ka 32 gra të dhunuara, 11 gra më shumë se mesatarja kombëtare.

Shoqata e Grave me Probleme Sociale sot Shoqata Gratë Siguri Paqe që në vitin 2002 ofron mbështetje për viktimat e dhunës në familje, përmes ofrimit të shërbimeve ligjore falas, këshillimeve psiko-emocionale, ekspertizës psiko-sociale në gjykatë, aktivitete të ndryshme me qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit. Që nga 2010 deri në përiudhën e parë të vitit 2018 janë asistuar dhe menaxhuar rreth 2267 raste të cilët kanë marrë shërbimet që ofron shoqata.

Në 16 ditët e fushatës  botërore “ Bëje botën portokalli”, Shoqata Gratë Siguri Paqe realizoi disa aktivitete  me qëllim ndërgjegjësimin dhe informimin e komunitetit për dhunën me bazë gjinore. Fushata nisi me takimin lobues me gratë e këshillit bashkiak me qëllim advokimin për fuqizimin ekonomik dhe social të grave, viktima të dhunës në familje.

Fushata vijoi me takime në shkollat e mesme ku nxënësit u informuan në lidhje me pasojat e rënda të dhunës në shoqëri.

 

Vitet 2010 2011 2012 2013 2014 2016 2017 2018
Rastet e asistara 240 474 410 243 241 351 398 394

 

Total  2267 gra të asistuara!